Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy të plagosur

12:43 | 19 Korrik 2026
E.G

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me forcë me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ato të urgjencës, raporton vizionplus.tv.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Rrëshenit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të dëmtimeve të marra, ata janë dërguar më pas për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.