Inspektorati Qendror i Punës ka ndërhyrë pas raportimit të një rasti në Obiliq, duke kryer inspektim në subjektin përkatës dhe duke urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrollit të zhvilluar më 18 korrik 2026 janë evidentuar shkelje të dispozitave të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, të cilat paraqesin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëmarrësve.
Për shkak të rrezikut të konstatuar, inspektorët kanë marrë vendim për pezullimin e punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për krijimin e një ambienti të sigurt pune.
Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrollet dhe masat e nevojshme për zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e punëtorëve./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...