Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit, kufizimi do të zbatohet nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pasi temperaturat e parashikuara arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do të njoftojë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim lidhur me zbatimin e vendimit.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...