Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, i është përgjigjur nënkryetares së LDK-së, Hykmete Bajrami, pas kritikave për gjendjen në deponinë e Sferkës.
Pacolli ka deklaruar se Bajrami, në vend që të kritikojë Qeverinë, duhet t’i kërkojë përgjegjësi kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, duke thënë se deponia është nën menaxhimin e komunës.
Sipas saj, përpjekjet për ta lidhur gjendjen në deponi me proceset që po zhvillon Qeveria dhe Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) janë tentativa për të shmangur përgjegjësinë e menaxhimit aktual.
“Është fort e kollajshme që si një centrifugë të provosh ta shpërndash fajin tek ata që po përpiqen ta adresojnë këtë situatë, vetëm për ta mjegulluar përgjegjësinë për menaxhimin e kësaj deponie”, ka shkruar Pacolli.
Ajo ka shtuar se institucionet kanë ndërmarrë hapa drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme për çështjen e deponisë së Sferkës./arbresh.info
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...