Pacolli përgëzon qytetarët për protestën e sotshme

20:07 | 17 Shkurt 2016
M. A.

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes Facebook-ut i ka përgëzuar të gjithë qytetarët që ishin të pranishëm në protestën e sotme të opozitës.

Por sipas tij, deklaratat e opozitarëve ngjasonin në fushatë elektorale duke thënë se alternative e vetme janë ata, kështu duke mos u marr me problemet e qytetarëve.

Vëretje Pacolli pati edhe për pushtetarët, fjalimet e të cilëve i quajti të ulëta

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plot të Pacollit:

“Protesta e sotme

Fillimisht dëshiroj ti përgëzoj qytetarët e Kosovës për sjellje dinjitoze dhe të qetë në protestën e sotme.

Përshtypjet e mia ishin këto;
Qytetarët ishin shumë të qetë e dinjitoz, me një edukatë për cdo lavdatë.
Dëgjova deklaratat e folësve nga tribuna dhe si konkluzion mund të them se këto i perngjanin një fushate perfekte elektorale.
U tha; “vetëm ne jemi alternativa e vetme për të udhëhequr këtë shtet”.
..,kush ju thot se vetem ju jeni alternativa e veteme?Leni parullat elektorale anash e të mirremi me hallet e popullit…
Nga folsit ,ne nuk degjuam asnjë gjë te re, për arsyet se pse, ne fakt kjo qeveri duhët të shkoj ne shtëpi.
Unë ju them se kjo qeveri duhet të shkoj në shtëpi për shkak të shume deshtimeve;
Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të vet.
Papunësia,
rritja e varfërise,
korrupcioni,
kriminalizimi i gjyqësisë,
mungesa reformave ekonomike,
krijimi i mundësive më të mira për investime,
nepotizmi,
mungesa e kushteve te barabarta per te gjithe,
mungesa e permirsimit të ambientit jetësor, social, shëndetesor etj, janë arsyet pse kjo qeveri duhet të largohet. E këto arsye nuk I dëgjova në protest fatkeqësisht…
Nuk u fol as per krimin ekonomik, e as per grabitjet që në mënyrë selektive qeveria është duke i ndëshkuar qytaterët e nga ana tjetër duke favorizuat familjaret e tyre, apo ata që i mbeshtesin partit e tyre.
Më vonë e pashë
(në media) edhe konferencën për shtyp të qeverisë e cila poashtu ishte e ulët, kishte karakter përqarës i perngjau vetem një thirrjeje për mejdan,”thirrje për kacafyetje” e asgjë tjetër.
Ata treguan numrin e qytetareve që i kanë në dispozicion thua ti se po organizojme duel.
U degjuan dhe thanie:”Ketu ishim, ju pritem juve por nuk erdhët etj”
Duke parë këtë, kuptohët se dy taborret janë duke i kontribuar perqarjes së qytetarëve dhe vëllavrasjeve. Ky është edhe synimi i armiqve tanë, prandaj këtë nuk guxojmë ta lejojmë.
Qytetarët e Kosovës duhët dy palëve tu thojnë MJAFT MË dhe mos të lejojnë që të manipulohën nga ta”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale