Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka kritikuar përdorimin, siç e quajti ai, të datës së Pavarësisë për protestë.
Gecaj ka thënë se ishte veprim i pandershëm, pasi protesta mund të bëhej në secilën ditë tjetër, njofton Klan Kosova.
“Nuk ka qenë e ndershme nga opozita që ta keqpërdorë këtë ditë. Pse Prishtina të ngulfatet nga njerëzit? Pse të mos mund të dal me familjen në shesh dhe të festoj. Protesta mund të bëhej dje, apo nesër”, tha Gecaj në Info Magazine të Klan Kosovës
Ai më tutje ka thënë se protesta e qetë ishte shenjë e mirë, ndërsa ka vënë në thumb edhe vënien e banerëve që bënin thirrje për protestë, të cilët më pas u hoqën dhe u zëvendësuan me flamuj të Kosovës.
“E falënderoj opozitën që më në fund iu kthye institucioneve. Sepse protesta është institucion. Hapësirat fillimisht janë uzurpuar nga komuna e Prishtinës, me urdhëra partiakë, me gjasë, nga Lëvizja Vetëvendosje. Ne e kemi pasur ndërmend t’i heqim edhe vet, por u bë mirë që u hoqën”.
Gecaj ka theksuar se “15,000 veta nuk mund ta rrëzojnë Qeverinë”, megjithëse respektohet mendimi i secilit në vend.
“Ajo – policia ka dhënë një shifër prej prej 15,000. Unë kam hipur mbi objektin e Qeverisë dhe mendoj se nuk ka pasur më shumë, aty diku sillet”.
“Kërkesa e liderëve opozitar është rrëzimi i qeverisë, e 15,000 veta nuk mund ta rrëzojnë qeverinë. Jo absolutisht se nuk japin dorëheqje”, tha ai.
Sipas Gecajt, fundin e Qeverisë e vendos vota e qytetarëve, në afatin e caktuar ligjor.
“Nuk do të komentoj deklaratat e liderëve. Neve na u ka mohu që të festojmë këtë ditë. Na është thënë: na pritni dhe ne i kemi pritur. Ata kanë thënë se fundi i juaj është kjo ditë, por fundi do të bëhet më kutitë e votimit. Atëherë kur edhe do të mbahen zgjedhjet siç janë të parapara. Ne shohim shenja të kthimit në institucione, shkuarja e Haradinajt te presidentja dhe tash kjo protestë paqësore”.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...