E konfirmon Yakin, Manzambi humb çerekfinalen e Botërorit ndaj Argjentinës

20:18 | 10 Korrik 2026
D.H

Para ndeshjes historike në çerekfinale të Kupës së Botës ndaj Argjentinës, kombëtarja e Zvicrës ka marrë një goditje të madhe.

Kapiteni Granit Xhaka dhe trajneri Murat Yakin dolën para mediave, ku lajmi kryesor ishte mungesa e Johan Manzambit, i cili nuk do të mund të luajë në përballjen ndaj kampionëve të botës.

Ishte vetë trajneri Yakin ai që konfirmoi mungesën e talentit zviceran gjatë konferencës për shtyp.

“Dëmtimi i Johan Manzambit na dhemb shumë. Ai kishte momentumin në anën e tij”, deklaroi Yakin.

Megjithatë, trajneri i Zvicrës shprehu besim se skuadra do ta përballojë këtë mungesë.

“Do ta kompensojmë këtë si ekip”, shtoi ai.

Mungesa e Manzambit është një problem i madh për Zvicrën, pasi ai ka qenë një nga armët më të rëndësishme në kundërsulme. Yakin bëri të qartë se skuadra e tij do të kërkojë të jetë efikase ndaj Argjentinës.

“Ne po përpiqemi të largohemi nga presioni i menjëhershëm dhe të gjejmë momentin e duhur. Duhet të jemi efikasë”, u shpreh trajneri zviceran.

Takimi çerekfinal mes Zvicrës dhe Argjentinës luhet të dielën me fillim nga ora (03:00) e mëngjesit me kohën tonë lokale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale