Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, trafikim të narkotikëve dhe shpëlarje parash.
Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila ka ngritur dyshime për përfshirjen e të pandehurit me inicialet A.H. në disa vepra të rënda penale.
Sipas njoftimit të gjykatës, masa e paraburgimit është vlerësuar si e nevojshme për shkak të natyrës së veprave për të cilat dyshohet personi, si dhe rrezikut që ai mund të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të procedurës penale.
Gjykata ka arsyetuar se, nëse do të lihej i lirë, ekziston mundësia që i dyshuari të shmangte procesin gjyqësor, të ndikonte në prova apo në persona të tjerë të lidhur me rastin.
A.H. dyshohet për veprat penale të organizimit ose pjesëmarrjes në grup kriminal të organizuar, blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, si dhe shpëlarjes së parave.
Rasti do të vazhdojë të trajtohet nga organet e drejtësisë, ndërsa palët kanë të drejtë të paraqesin ankesë ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...