Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka vizituar fshatin Dardani të Ferizajt për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.
Përmes një postimi, Basha bëri të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë udhëzuar të nisin menjëherë sanimin e dëmeve në rrugë dhe riparimin e trotuareve të dëmtuara.
“Ministria tashmë është në fazën e hartimit të projektit që do të sjellë një zgjidhje afatgjatë për pjesën më të madhe të këtij problemi, përmes ndërtimit të një sistemi adekuat për largimin e ujërave atmosferike. Megjithatë, një pjesë e problemeve po shkaktohet edhe nga keqmenaxhimi i ujërave nëntokësore nga disa banorë të zonës, prandaj kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për ta parandaluar përsëritjen e dëmeve. I udhëzojmë qytetarët që të qarkullojnë me kujdes derisa të përfundojnë punimet e rehabilitimit në këtë segment. Ne do të vazhdojmë të jemi në terren dhe të ndërhyjmë sa herë që paraqitet nevoja”, ka shkruar Basha./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...