Mbappe kalon me gola Klosen në Botëror, Franca në epërsi pas pjesës së parë ndaj Suedisë

23:51 | 30 Qershor 2026
D.H

Franca e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale 1-0 ndaj Suedisë në ndeshjen e 1/16 së finales në Kupën e Botës

Francezët e dominuan takimin nga minuta e parë deri tek ajo e fundit, mirëpo golin e gjetën krejt në fund të pjesës, shkruan Arbresh.info.

Në fakt Franca shënoi fillimisht me Mbappen, por goli u anulua për pozicion jashtë loje në minutën e 20-të.

Franca vazhdoi sulmet dhe shtylla ia mohoi një super gol, talentit Michael Olise i cili goditi me gërshërë por për fat të tij topi u ndal në shtyllë.

Ndërkohë, Olise pati edhe dy goditje të fuqishme drejt portës por njëra shkoi jashtë e tjetra u prit nga portieri.

Kur të gjithë po mendonin se ndeshja do të shkoj në pushim baras, Mbappe shënoi krejt në fund të pjesës së parë për 1-0.

Me këtë gol Mbappe arrin të kaloj Miroslav Klosen i cili kishte 16 gola në Kupat e Botës. Francezi është vetëm dy gola larg Messit i cili prinë në listën e golashënuesve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale