Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka folur për gjendjen e mbrojtësit William Saliba, i cili po luan me një problem në shpinë para ndeshjes së fazës së 1/16-tës së finales në Kupën e Botës ndaj Suedisë.
Didier Deschamps ka thënë se nuk është i shqetësuar për gjendjen e William Saliba, duke theksuar se ai është i gatshëm për të luajtur edhe pse nuk është plotësisht në formë.
“William është mirë. A është 100 për qind? Jo. Por nëse është 99 për qind, është në rregull. Nuk është diçka që e pengon apo e kufizon të luajë lirshëm, siç ka bërë në dy ndeshjet e para”, ka deklaruar Deschamps.
Ai shtoi se problemi i Salibës nuk është i ri dhe se stafi i kombëtares po e menaxhon me kujdes situatën.
“Ka këtë problem që nuk ka filluar sot. Ai është një mbrojtës i vërtetë. Është i fortë në duele, është i shpejtë. Pastaj është inteligjenca dhe qetësia që ka. Është shumë i sigurt për shokët e tij”, ka shtuar ai.
Saliba ka munguar në disa seanca stërvitore për të menaxhuar ngarkesën fizike, ndërsa stafi mjekësor i Francës ka vendosur një protokoll të veçantë për rikuperimin e tij.
Edhe mesfushori Adrien Rabiot ka folur për rëndësinë e tij në skuadër.
“Është shumë i rëndësishëm për ne. Ai duhet ta menaxhojë situatën dhe të pushojë kur është e nevojshme. Shpresoj që të vazhdojë kështu, sepse nuk është aspak e lehtë”, ka thënë Rabiot.
Saliba ka qenë titullar i rregullt në këtë turne, duke formuar një dyshe të fortë në mbrojtje me Dayot Upamecano.
Pavarësisht situatës, ai pritet të jetë në formacion ndaj Suedisë dhe të ndihmojë Francën në vazhdimin e rrugëtimit në Kupën e Botës.
Franca takimin e ardhshëm e luan sonte me fillim nga ora 23:00 me Suedinë./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...