Sulmuesi i Arsenalit, Viktor Gyokeres, ka thyer heshtjen mbi të ardhmen e tij, pas raportimeve se klubi londinez mund ta përdorë si pjesë të një marrëveshjeje për të sjellë yllin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.
Sulmuesi suedez, i cili pati një sezon debutues të suksesshëm me titull në Premier League, pranoi se është në dijeni të spekulimeve, por theksoi se ndihet mirë në “Emirates”.
“Është gjithmonë kënaqësi të shohësh që ka interes nga klubet, por unë ndihem shumë rehat te Arsenal. Pas sezonit që kemi pasur, kam vetëm ndjenja pozitive”, u shpreh Gyokeres.
Megjithatë, pozita e tij në skuadër nuk është plotësisht e sigurt, pasi gjatë sezonit ai shpesh ka qenë pas Kai Havertz në hierarkinë e sulmit, gjë që ka nxitur diskutime për një largim të mundshëm.
Sipas raportimeve, Arsenal po shqyrton mundësinë e transferimit të Julian Alvarez, çka mund të hapte derën për një shkëmbim të bujshëm mes klubeve, me Gyökeres që do të përfundonte në Atletico Madrid.
Trajneri Mikel Arteta thuhet se dëshiron më shumë fleksibilitet në repartin ofensiv, ndërsa Gyökeres shënoi 21 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke mos arritur gjithmonë nivelin e tij të Sportingu në Premier League.
Në këtë moment, sulmuesi është i fokusuar te detyrat me kombëtaren e Suedisë, e cila po përgatitet për një sfidë të vështirë në fazën eliminatore ndaj Francës.
“Do të jetë kënaqësi të luaj kundër William Saliba. Duhet të jemi në nivelin tonë më të mirë, të kemi organizim mbrojtës pothuajse perfekt dhe pastaj sigurisht të shfrytëzojmë rastet që do t’i kemi në ndeshje.”
Pavarësisht rolit të favoritit të Francës, Gyokeres beson se Suedia mund të befasojë dhe të kalojë tutje.
“Ne kemi besim, mendoj se duhet të besojmë në vetvete, kemi parë në shumë ndeshje të këtij turneu që mund të fitosh dhe të bësh mirë edhe kundër skuadrave më të mira. Pra sigurisht, mund të jemi të nënvlerësuar, por ne ende besojmë në veten tonë”, dekaloroi ai.
Sulmuesi suedez në këtë Botëror, ka realizuar një gol dhe dy asistime./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...