Zvicra e fiton takimin vendimtar për pozitën e parë në grup ndaj Kanadasë me rezultat 2-1 në Kupën e Botës.
Përkundër rasteve të mira nga dy kombëtaret gola nuk pati në pjesën e parë, shkruan Arbresh.info.
Brel Embolo humbi një rast të qind për qind për zviceranët por goditja e tij u ndal nga portieri. Edhe Granit Xhaka rrezikoi nga gjuajtja e lirë por goditja e tij shkoi mbi portë.
Ndërsa për kanadezët, Larin humbi një rast të mirë. Po ashtu edhe Ahmed pati mundësi të mirë shënimi por u ndal nga Kobel.
Zvicra hyri fuqishëm në pjesën e dytë, dhe vetëm 42 sekonda pas nisjes realizoi me Vargas për 1-0. Ai u asistua nga Manzambi.
Pas asistimit, Manzambi gjeti edhe golin në minutën e 57-të për 2-0.
Pas dy golave të pësuar, Kanada u hodh në sulm për t’u rikthyer në lojë.
Në minutën e 76-të, i sapoinkuadruari në lojë, David ngushtoi rezultatin në 2-1.
Deri në fund nuk pati gola tjerë përkundër iniciativës së madhe të Kanadasë.
Me këtë fitore, Zvicra kalon në kuotën e shtatë pikëve dhe është lidere e grupit kurse Kanada mbetet e dyta me katër sosh. Të dy këto kombëtare sigurojnë kualifikimin direkt për në rrethin e 1/16 së finales./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...