Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e xhiros së tretë në grupin mes Zvicrës dhe Kandasë, si dhe Bosnjës me Katarin.
Kryendeshja mes Zvicrës dhe Kanadasë është pa gola 0-0, shkruan Arbresh.info.
Përkundër rasteve të mira nga dy skuadrat gola nuk pati.
Brel Embolo humbi një rast të qind për qind për zviceranët por goditja e tij u ndal nga portieri. Edhe Granit Xhaka rrezikoi nga gjuajtja e lirë por goditja e tij shkoi mbi portë.
Ndërsa për kanadezët, Larin humbi një rast të mirë. Po ashtu edhe Ahmed pati mundësi të mirë shënimi por u ndal nga Kobel.
Teksa në takimin tjetër, Bosnja është duke fituar 2-1 ndaj Katarit.
Për bosnjakët serinë e golave e hapi Alajbegovic me një eurogol në minutën e 29-të.
Pesë minuta më vonë pas një harkimi të Dzekos në portën e tij shënoi futbollisti i Katarit, Al Brake.
Teksa tre minuta para mbylljes së pjesës së parë, Katari ngushtoi epërsinë në 2-1 me golin e Al Haydos.
Me këto rezultate Kanada me Zvicrën kanë nga pesë pikë, kurse Bosnja është e treta me katër sosh./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...