45 minuta të çmendura, me katër gola mes Anglisë dhe Kroacisë

22:54 | 17 Qershor 2026
D.H

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 2:2 në ndeshjen mes Anglisë dhe Kroacisë, përballje në kuadër të grupit L në Kupën e Botës.

Anglezët e nisën takimin më mirë duke fituar penallti në minutën e 12-të, shkruan Arbresh.info.

Fillimisht nga tentimi i parë gaboi Harry Kane, por një dalje e Livakovicit nga tërësisht nga vija e portës bëri që penalltia të përsëritej.

Në tentativën e dytë, Kane nuk gaboi më dhe i dhuroi epërsinë fillestare “Tre Luanëve”.

Pas golit të pësuar, Kroacia tentoi barazimin, dhe e gjeti me një eurogol të Baturinës në minutën e 36-të.

Por baraspesha nuk zgjati shumë. Në minutën e 42-të, Kane shënoi sërish për 2:1, pas një harkimi të mirë të Ricet nga goditja nga këndi.

Ndërkohë në çastet e fundit të pjesës së parë, Kroacia barazoi sërish në 2:2 me golin e Musas, për të lënë të hapur një pjesë të dytë të zjarrtë.

Shpërndaje në rrjete sociale