Belgjika dhe Egjipti kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të grupit G në Kupën e Botës, me ndeshjen që u mbyll 1-1.
Egjipti e nisi më mirë ndeshjen me një gol të Ashour pas një asistimi nga Mohamed Salahu, shkruan Arbresh.info.
Goditja e tij ishte e fuqishme dhe Courtois e pa topin prapa krahëve të tij në minutën e 19-të.
Belgjika u mundua të jetë më e rrezikshme pas golit të pësuar, por Egjipti nuk la shumë hapësira në mbrojtje.
Rasti më i mirë ishte në fundin e pjesës së parë për Dokun, por goditja e tij shkoi mbi portë. Edhe Egjipti pati rast të mirë me Marmoushin por goditja e tij u ndal nga portieri belg.
Edhe në pjesën e dytë, belgët e patën iniciativën.
Në minutën e 66-të, i inkuadruari në lojë Lukaku ishte vendimtar tek goli i barazimit të Belgjikës. Ai devijoi një top të cilën në fund e preku Hany dhe e dërgoi në portën e tij për 1-1.
Deri në fund të dy kombëtaret u munduan të shënojnë golin e fitores por pa sukses. Marmoush pati rast të mirë për Egjiptin por goditja e tij shkoi mbi portë.
Kurse krejt në fund, Belgjika rrezikoi nga një goditje dënimi por shkoi pranë portës dhe ndeshje u mbyll 1-1.
Ndeshjen e radhës, Belgjika e luan ndaj Iranit, kurse Egjipti përballet me Zelandën e Re./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...