Kthehet i nxehti afrikan deri të enjten në Shqipëri

moti

20:54 | 16 Shkurt 2016
M. A.

Temperaturat ekstremisht të larta për muajin Shkurt, kanë detyruar kryeqytetasit të heqin xhupat dhe të veshin bluza me mëngë të shkurtra. Sinoptikanët shprehen se gjithçka po ndodh me motin aktualisht është si pasojë e rrymave të ngrohta afrikane. Megjithatë, nuk do t’i gëzojmë shumë këto ditë super të nxehta, pasi mesjava sjell rënien të ndjeshme të temperaturave.

Duke filluar nga dita e enjte do të ketë një rënie me 6 gradë të temperaturave duke arritur rënien më të madhe në fundjavë. Nga vlera maksimale 28 do të shkojë në 18 gradë. Dita e enjte dhe e premte do të sjellë shira afatshkurtër në të gjithë territorin.

Temperatura të tilla në muajin Shkuar nuk janë hasur së paku 10 vitet e fundit. Pavarësisht kënaqësisë që japin ditët e nxehta me diell, në mes të dimrit, ato kanë dhënë edhe efekte negative, veçanërisht në shëndetin e fëmijëve, duke tejmbushur spitalet dhe poliklinikat. /Tv Klan/

Shpërndaje në rrjete sociale