Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se gjatë telefonatës së mëngjesit me babanë e tij dhe bashkëluftëtarët që ndodhen në Hagë, është porositur të përcjellë një telegram ngushëllimi për familjen e luftëtarit të UÇK-së, Sahit Jashari.
Në mesazhin e dërguar nga Haga, bashkëluftëtarët e Sahit Jasharit shprehen të pikëlluar për ndarjen e tij nga jeta, duke e cilësuar atë si një luftëtar të lirisë dhe hero të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Jeta dhe vepra e tij do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë kombëtare. Me guxim, përkushtim dhe sakrificë, ai i shërbeu atdheut në ditët më të vështira, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat që do të vijnë”, thuhet në telegram.
Më tej, në emër të bashkëluftëtarëve, janë shprehur ngushëllime për familjen Jashari, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan kontributin e tij.
Telegrami është nënshkruar nga bashkëluftëtarët e Sahit Jasharit në Hagë dhe mban datën 12 qershor 2026.
Aktualisht në Hagë po gjykohen ish-krerët e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...