Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila, në një intervistë ekskluzive për RTSH ka folur për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar se deri më tani mes dy shteteve janë nënshkruar 58 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme.
Sipas saj, një nga projektet më të rëndësishme mbetet projekti hekurudhor Prishtinë–Durrës, i cili konsiderohet strategjik për lidhjen ekonomike dhe zhvillimin e transportit mes dy vendeve.
“Është një parashikim për një intensitet shumë të lartë të investimeve të përbashkëta në veçanti ai më përfaqësore është i hekurudhës Prishtinë-Durrës e cila do të kalojë përmes Gjakovës dhe Shkodrës që paraqet një prej investimeve më të mëdha në këtë shekull për të dy vendet”, u shpreh ministrja Kusari-Lila.
Ajo u ndal edhe te qarkullimi i lirë i mallrave në doganën e Morinit, duke theksuar rëndësinë që ka lehtësimi i procedurave doganore.
“Ne planifikojmë shumë shpejtë që të fillojmë me linjën e gjelbër, lehtësisht të kalimit në kufij për transportin e mallrave pa ndalesa apo pa vonesa për arsye se është shumë i rëndësishëm integrimi i mëtejshëm i Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin ekonomik”, theksoi ajo.
Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës pritet të vijojë të forcohet edhe më tej përmes projekteve të përbashkëta dhe lehtësimit të lëvizjes së mallrave, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve.
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës