Policia e Kosovës reagon ndaj deklarimeve të sotme të Visar Imerit nga subjekti “Vetëvendosje”, ku thuhet “Policia e Mustafës fshehurazi po i arreston aktivistët tanë”dhe me qëllim të sqarimit të opinionit publik ri-konfirmon se Policia e Republikës së Kosovës është Polici e popullit të Kosovës nga edhe burojnë bijtë dhe bijat më të spikatura.
Njëkohësisht, Policia e Kosovës sqaron opinionin e gjerë se detyrat dhe autorizimet policore janë të përcaktuara me ligjin e Policisë dhe Kushtetutën, prandaj çdo veprim i yni realizohet në pajtim me procedurat dhe rregullat e parapara ligjore, duke përfshirë edhe urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë.
Prandaj, deklarimet e Visar Imerit ku thotë: “Policia gjatë natës, fshehurazi hyri nëpër shtëpi për të arrestuar aktivistë” janë nxitëse dhe qëllimkëqija për të krijuar përshtypje të vrazhdë ndaj organeve të rendit, e në veçanti pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët me përkushtim që nga themelimi i PK-së janë angazhuar në mbrojtje të qytetarëve, pronës publike dhe shtetërore si dhe funksionalizimin e shtetit.
Edhe në të kaluarën Policia e Kosovës ka pasur sfida të ndryshme por duke pas parasysh që çdoherë është udhëhequr nga parimi i paanshm ërisë dhe profesionalizmit dhe gjithnjë në shërbim të qytetarëve ka arrit që t’i tejkaloj dhe të cilësohet ndër institucionet me besueshmërinë më të lart në vend dhe më gjerë.
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump thotë se marrëveshja ...
Ushtari kosovar nderohet me çmime prestigjioze në ShBA