Mbrëmë, kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani në konferencën për media tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arsye që të mos e votojë atë për Presidente, madje theksoi se ka shumë arsye për të votuar pro.
Lidhur me këtë deklaratë të saj, ka ardhur reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kandidatje për deputete, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se Osmani nuk mori mbështetjen që pretendonte dhe se nëse emri i saj vie në Kuvend për votim, nuk do ta mbështes.
“Është irracionale dhe e habitshme se si zonja Osmani, pas gjithë këtij debakli politik, del e deklaron se patjetër duhet të jetë Presidente. I ke thënë qytetarëve se gëzon mbështetje gjithëpopullore, por populli foli ndryshe. Dole e treta dhe nuk e more pra mbështetjen që pretendoje. Në një situatë të tillë, minimumi do të ishte reflektimi dhe tërheqja, jo insistimi sikur gjithçka sillet rreth teje. Aq më tepër, kur jemi të vetëdijshëm që pikërisht për shkak të këtij insistimi tuajin, vendi u detyrua të shkonte në zgjedhje. Meqë po vazhdon të insistosh përkundër rezultatit, unë dua ta bëjë të qartë qëndrimin tim. Edhe nëse emri yt vjen për votim, nuk do ta kesh mbështetjen time në rast se do të jem prapë deputete në Kuvend”, ka shkruar Kryeziu./Arbresh.info
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...