Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet operacionale gjatë javës së kaluar, duke realizuar gjithsej 170 urdhëresa të gjykatës në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara.
Sipas njoftimit, nga numri i përgjithshëm i urdhëresave të ekzekutuara, 43 kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat kanë të bëjnë me kundërvajtje, seanca gjyqësore, verifikime dhe procedura të tjera ligjore, shkruan Arbresh.info.
Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e përcaktuara në urdhëresat përkatëse.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në fusha të tjera të sigurisë. Gjatë së njëjtës periudhë janë sekuestruar shtatë armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe një sasi municionesh.
Ndërkohë, në kuadër të sigurisë në trafikun rrugor, policia ka shqiptuar 3,513 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Nga ky numër, 660 kundërvajtje janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe veturat e pajisura me radar mobil.
Policia e Rajonit të Prishtinës ka bërë të ditur se aktivitetet e saj do të vazhdojnë me qëllim të garantimit të rendit, sigurisë publike dhe zbatimit të ligjit./Arbresh.info
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...