Aty pranë do të jetë ajka e futbollit. Kupa e Botës nis për fare pak ditë në Amerikën e Veriut, ndërsa disa nga skuadrat më të shquara u tronditën pikërisht tani për shkak të asaj që ngjau në Kanzas Siti.
Mediat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruajnë dhe japin pamje filmike të një beteje të vërtetë me armë zjarri, në një rrugë të qytetit, që pati si pasojë dy të vdekur e 9 të plagosur.
Pikërisht aty pranë do të jenë këto ditë kombëtare të tilla si Anglia, Argjentina dhe Holanda. Siç komentojnë me të drejtë mediat britanike, argjentinase apo ato holandeze, kjo masakër dhe kjo luftë është një rrezik I madh për sigurinë e ekipeve dhe të Kupës së Botës në tërësi, edhe pse autoritetet në Kanzas thonë se është ulur numri i vrasjeve në krahasim me vitin 2023.
Policia mori informacion për incidentin në Trust Avenju dhe nisi operacionin e saj për të zbuluar autorët, shkaqet e asaj që ndodhi dhe për të garantuar sigurinë në zonë. Trust Avenju është vetëm pak kilometra larg bazës stërvitore dhe hotelit ku do të vendoset kombëtarja e Anglisë.
Argjentina, kampione e botës në fuqi, në radhët e së cilës është Lionel Mesi, do të përgatitet në fushën qendrore të skuadrës lokale, Sporting Kanzas Siti, ndërsa Holanda do të jetë në kompleksin që përdoret nga ekipi I vajzave Kanzas Siti Karrënt, që luan në ligën e futbollit të femrave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Natyrisht, masat e sigurisë rreth tyre janë tepër të forta, por rreziku gjithmonë mund të mendohet që ekziston./abcnews.al
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...