Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt

10:13 | 8 Qershor 2026
E.G

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe për mbështetjen gjatë fushatës dhjetëditore, duke theksuar se puna do të vazhdojë “krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt”.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se gjatë dhjetë ditëve të fushatës janë mbajtur mijëra aktivitete, tubime e takime në të gjitha anët e Republikës së Kosovës. Ai shprehu mirënjohje për qytetarët që, sipas tij, i pritën krahëhapur dhe ndanë përvojat dhe nevojat e tyre për të ecur përpara.

“Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë, që përmes zgjedhjeve demokratike, doli për të votuar dhe shprehu vullnetin e tij përmes votës”, thuhet në mesazhin e Kurtit.

Në fund, ai theksoi se angazhimi do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim ndaj shtetit dhe qytetarëve, duke falënderuar të gjithë për mbështetjen./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale