Prej orës 07:00, Ilir Meta ka lënë qelinë e paraburgimit. Ish presidenti i Shqipërisë ka mbërritur i shoqëruar nga policia, në Çepan të Skraparit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait, Rexhep Meta, i cili ndërroi jetë të hënën, në moshën 83-vjeçare.
Varrimi do të mbahet në orën 12:00. Leja parashikon që ish-presidenti mund të qëndrojë edhe në drekën që shtrohet pas ceremonisë mortore.
Po ashtu, sipas burimeve, Meta do të kthehet pasdite në qeli për të dalë sërish mëngjesin e nesërm, ku i është dhënë leje nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 21:00 të darkës, me miratimin e prokurorëve të SPAK-ut, për të marrë pjesë edhe në pritjet për ngushëllim që familja organizon në Tiranë./abcnews.al
Komuna e Prishtinës sqaron: Deri në 2 euro hyrja në qendër
Aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës, tre të lëndu...
Doue hyn në histori të Ligës së Kampionëve
Presidentja në detyrë priti Rainer Rudolph
Zbulohet se çfarë i tha Marquinhos bashkëkombasit të tij pas...
Oda Ekonomike e Kosovës jep lajmin historik: “Made in Kosova...