Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani tha se tubimi i hapjes së fushatës elektorale të këtij subjekti politik ishte shenjë e rikthimit të besimit se ‘Kosova mund të udhëhiqet pa urrejtje, përçarje dhe frikë’.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ‘politika duhet t’i bashkojë njerëzit, jo t’i ndajë ata’.
“Sonte rikthyem një besim: se Kosova mund të udhëhiqet pa urrejtje. Pa përçarje. Pa frikë.Besimin se shteti ndërtohet me dije, me dinjitet dhe me aleatë. Se politika duhet t’i bashkojë njerëzit, jo t’i ndajë ata. Se e ardhmja nuk fitohet duke prodhuar kriza, por duke ndërtuar shpresë”, ka shkruar Osmani.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...