Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rogovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e hetuar rastin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
“Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren në fshatin Rogovë, është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Sipas informatave fillestare, deri më tani si pasojë e aksidentit janë raportuar dy persona të lënduar. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e hetuar rastin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, tha Krasniqi për Arbresh.info.
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...
Irani thotë se shënjestroi një bazë amerikane pas sulmeve të...
Haradinaj për Fehmi e Xhevë Lladrvocin: Shembull i luftëtarë...