Ambasada e Hungarisë sjell “Sinagogat e Evropës Lindore-Qendrore, 1782-1944”

21:30 | 15 Shkurt 2016
M. A.

​Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz ka fol rreth popullit hebre, duke treguar kështu raste të ndryshme kur ky komunitet ka sjellë fitues të çmimeve për shkencë.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Sinagogat e Evropës Lindore-Qendrore, 1782-1944”, nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë, Markusz foli edhe për historinë e herbrejve në Hungari.

Njerëz të shquar të letërsisë dhe artit, njerëz që fituan medaljen e artë në lojërat olimpike, kështu i përshkruajti popullin hebre, Laszlo Markusz.

 

“Ky komunitet [hebre] për shembull ka sjellë disa fitues të dyfishtë të çmimit për shkencë. Njerëz të shquar të letërsisë, artit dhe madje edhe fitues të medaljes së artë në lojëra olimpike. Vetëm sa për t’ju japë disa shembuj, njëri prej tyre ishte Dennis Gabor, fizikant i njohur i cili e ka shpikur holografinë. Ai lindi në Budapest në një familje hebre. Milton Freidman, Iilindur ne Nju Jork, por prindërit e tij kishte migruar në Amerikë nga Hungaria, ku beri karrierë dhe natyrisht me vonë fitoi dhe çmimin nobel në ekonomi”, tha ai.

Ambasadori përmendi edhe figura tjera të hebrenjve, të njohura në krijimtari dhe sporte të ndryshme.

Ai foli për jetën e hebrenjve pas Luftës së Parë Botërore, ku tha se atë botë jeta e tyre ishte shndërruar në trishtim.

Markusz kujtoi kohën kur Çekosllovakia dhe Polonia u pushtuan nga nazistët, ku tha se aty kishte hebre që e përjetuan terrorin e holokaustit.

“Hungaria u pushtua shumë më vonë, në mars të vitit 1944, kur doli që nuk ishte tamam aleat rival i luftës së Hitleritdhe tre muaj pas marsit të vitit 1944, një njëri fatkeq, Afold Eichman erdhi në Budapest dhe organizojë dëbimin e më shumë së gjysmë milioni hebrenjve hungarez. Vetëm disa nga ta u rikthyen nga Aushfici. Jo shumë njerëz e dinë që të paktën në kryeqytetin tonë, Budapest gati 100 mijë hebrenj shpëtuan për shkak të disa arsyeve dhe njëra nga to ishte qëndresa që autoritetet hungareze bëri në atë kohë për t’i marrë ata”, tha ai.

Ekspozita e hapur sot, nga Ambasada Hungareze në Kosovë, në hapërsiat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, flet për vitin 1782 deri në 1944, e që titullohet “Sinagogat e Evropës Lindore-Qendrore, 1782-1944″, dhe pati përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite qenë edhe ambasadorë të vendeve tjera mike, ai i Shqipërisë, dhe personalitete nga arti në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale