Zërat se Albin Kurti i ka dhënë fund martesës me Ritën po qarkullojnë gjithandej këto ditë.
Në faqen zyrtare të lëvizjes Vetëvendosje është reaguar me një komunikatë.
Aty thuhet: “Lajmet rreth jetës private bashkëshortore të deputetit të VETËVENDOSJE!-s, z. Albin Kurti, janë tërësisht të pavërteta dhe politikisht tendencioze.
Këto shpifje të ulëta që vijnë nga mediat dhe portalet e pushtetit, qartësisht shprehin gjendjen dëshpëruese të Qeverisë së Kosovës. Lufta speciale ndaj opozitës triumfuese, po shpërfaqet në këto lajme absurde dhe po tregon mungesë argumentesh e mbështetjeje si dhe panikë të madhe të pushtetit. Të përfshirë në këtë luftë speciale janë edhe njerëzit e pushtetit që drejtojnë portale të tilla shpifëse dhe që ngrisin akuza absurde e të pabaza, të mbështetura tërësisht në burime inekzistente.
Duke mos pasur guxim e material që të përballet konceptualisht dhe me argumente, pushteti, në prag të rënies, po mundohet që përmes shpifjeve të tilla të njollosë deputetët e Republikës. Këto lajme të pavërteta tashmë nuk i besojnë as qytetarët, të cilët më të vendosur se asnjëherë, po e kundërshtojnë këtë regjim kriminal dhe shpifës.
Albin Kurti ka qenë në Norvegji para një jave dhe çdo aludim i plasuar në këto portale partiake është shpifje e pastër. Albini, Rita dhe Lea, kurrë skanë qenë më të lumtur së bashku.
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës