Pas ndeshjes basketbollistike që mbrëmë është mbajtur mes “Sigal Prishtinës” dhe “Pejës” nga Peja janë raportuar epsh raste të sulmeve ndaj policëve si dhe edhe dëmtim prone.
Policia raporton se në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit gjatë ndeshjes së basketbollit kanë sulmuar zyrtarët policorë që ishin në sigurim të ndeshjes. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Në të njëjtën rrugë Policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë pasi që kanë sulmuar policët. Edhe këta janë dërguar në mbajtje.
Në këtë rrugë policia ka shënuar dy raste të dëmtimit të pronës.
Sipas Policisë një person është arrestuar pasi që i njëjti gjatë ndeshjes së basketbollit ka dëmtuar karriget në palestër dhe i ka hedhur në drejtim të tifozëve kundërshtarë. Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Ndërsa në rastin e dytë policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike duke hedhur gurë ka dëmtuar veturën “Peugeot” pronë e viktimës.
Policia po ashtu raporton se pas përfundimit të ndeshjes në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë disa persona kanë sulmuar me gurë autobusët e basketbollistëve të Pejës, me ç’rast janë dëmtuar dy autobusë dhe disa vetura. Lidhur me rastin njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës