Nga 1 gushti i këtij viti, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku do të marrë detyrën e ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Çitaku do të marrë detyrën e re që nga 1 gushti i këtij viti, për të pasuar ambasadorin aktual në Washington, Akan Ismaili, raporton Klan Kosova.
Sipas burimeve të këtij televizioni, Çitaku, ka mbështetje të plotë nga te dy partneret e koalicionit, PDK dhe LDK.
Proceduralisht, Qeveria e Kosovës pritet të dërgojë nominimin e saj në Komisionin parlamentar për punë të jashtme, për të dhënë një vlerësim këshillëdhënës.
Komisioni pastaj do ta rikthejë edhe njëherë çështjen në Qeveri, në mënyrë që ekzekutivi ta bëjë nominimin. Më pas, sipas procedurës, emri i Çitakut do të shkojë te presidentja Atifete Jahjaga, e cila do të duhet t’i drejtohet Qeverisë Amerikane.
Zëdhënësi i Jahjagës, Arbër Vllahiu, ka thënë se aktualisht për ambasador në SHBA, Presidenca nuk ka pranuar ende asnjë emër propozues.
Aktualisht Çitaku është konsull i përgjithshëm i Kosovës në New York./Arbresh.info/
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë