Në Gjilan është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të Pediatrisë në kuadër të Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia dhe kryetari i komunës Alban Hyseni.
Sipas zyrtarëve, projekti kap vlerën e afro 1 milion eurove dhe pritet të përfundojë brenda 270 ditëve. Objekti i ri do të përfshijë laborator modern, rritje të kapaciteteve me dyfishim të numrit të shtretërve, hapësira bashkëkohore për trajtim dhe kënd lojërash për fëmijë.
Kurti deklaroi se investimi është pjesë e transformimit të sistemit shëndetësor në vend.
“Gjilani po bëhet me repart të ri të Pediatrisë. Klinikë pas klinike, repart pas reparti, transformimi i sistemit shëndetësor vazhdon në Gjilan dhe në krejt Kosovën”, tha ai.
Në kuadër të investimeve në sektorin e shëndetësisë, në Spitalin Regjional të Gjilanit po realizohen edhe projekte për rinovimin e hapësirave dhe modernizimin e kushteve të punës, me synim ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.
Një person bie nga kati i tretë i një banese në ndërtim në V...
Punëtori që ra nga kulmi në Ferizaj në gjendje të rëndë
Këshilli kalon raportin IBAR, Shqipëria përparon në negociat...
Molliqaj: Vetëvendosje i tutet veç Partisë Socialdemokrate
PSD zhvillon aktivitet para zyrës së VV’së, ia dorëzon ftesë...
Dëmtohet sërish kyçja për në Mazgit, ministria del me njofti...