Vazhdon shtrenjtimi i naftës, publikohen çmimet e derivateve për sot

09:48 | 21 Maj 2026
Q L

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të aplikohen gjatë ditës së sotme.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizel) është caktuar në 1.64 euro litër, një centë më shumë se dje, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.55 euro për litër, për një cent më shtrenjtë se dje.

Ndërkaq, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.75 euro për litër, si një ditë më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale