Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore për kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë, si rezultat i veprimeve të Njësisë së Arrestimeve të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar personi me inicialet F.B., 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Ai ishte i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./Arbresh.info
Zyrtare: Ernest Muçi është përfundimisht futbollist i Trabzp...
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit...
Çfarë përmban pakoja e votimit me postë – KQZ jep detaje
Kapen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, vlera mbi 460 m...
Tërmeti me magnitudë 4.4 godet Italinë, mbyllen shkollat në ...
Aksion në Prizren: Sekuestrohen ari dhe argjend i padeklarua...