Me rastin e vdekjes së veprimtarit të shquar, Ilaz Kurteshi, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.
Mustafa kujtoi kontributin e tij të madh për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës për pavarësim.
“Duke shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Ilaz Kurteshit, kryeministri Isa Mustafa theksoi kontributin e madh të tij për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës në rrugën e gjatë të krijimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, kryeministri Mustafa ka veçuar rolin e rëndësishëm që Ilaz Kurteshi ka dhënë gjatë hartimit të Kushtetutës së vitit 1974 dhe në themelimin e institucioneve të rëndësishme të Kosovës, si Bibliotekës Universitare, Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Institutit Albanologjik dhe Radio Televizionit të Prishtinës.
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Kosovës, kryeministri theksoi se vdekja e Ilaz Kurteshit është humbje e madhe për famil jen, për miqtë dhe për shtetin e Kosovës.
Kurteshi vdiq sot pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë sot në Prishtinë.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur sot familja e tij.
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës