Bashkimi Evropian ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për disbursimin e këstit të parë të paketës së kredisë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainë, bëri të ditur komisioneri evropian për ekonominë, Valdis Dombrovskis.
Sipas Dombrovskis, dokumenti parashikon një pagesë fillestare prej 3.2 miliardë eurosh, e cila pritet të realizohet në mesin e muajit të ardhshëm, pasi marrëveshja të miratohet nga parlamenti ukrainas.
“E nënshkrova këtë mëngjes dhe tani i takon palës ukrainase ta nënshkruajë. Gjithashtu duhet të ratifikohet nga Rada në Ukrainë, në mënyrë që të mund të vazhdojmë me disbursimet”, deklaroi ai para gazetarëve.
Komisioneri evropian shtoi se një marrëveshje e plotë për të gjithë kredinë mund të nënshkruhet brenda pak ditësh, duke hapur rrugën për mbështetje të mëtejshme financiare ndaj Ukrainës në përballje me sfidat ekonomike dhe pasojat e luftës.
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate
Abdixhiku: Duhet të flasim për zhvillim, projekte e integrim...
I nominuari për ambasador të SHBA në Shqipëri: Mbështetje SP...
Nis renovimi i Stacionit Policor në Podujevë
A duhet që Europa t’i kontrollojë pasagjerët e aeroporteve p...
Rama: Më 28 maj nën patronatin e Kryeqytetit përkujtohen Feh...