Punëtorët teknikë në Prishtinë pezullojnë grevën pas pranimit të pagave

13:38 | 20 Maj 2026
E.K

Punëtorët teknikë në disa shkolla të Prishtinë kanë pezulluar grevën pas pranimit të pagave të muajit prill, pas një dite ndërprerjeje të punës për shkak të vonesave në pagesa.

Sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, greva është pezulluar deri më 25 maj, me paralajmërimin se nëse deri atëherë nuk lidhen kontratat e punës, punëtorët do të rikthehen në grevë.

Kryetari i sindikatës, Jusuf Azemi, ka thënë se veprimet sindikale kanë dhënë efekt, pasi pagat janë ekzekutuar pas grevës së zhvilluar nga punëtorët teknikë në disa shkolla të kryeqytetit.