Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja mori pjesë sot në ceremoninë e shënimit të përfundimit me sukses të Projektit IRIS dhe funksionalizimit të sistemit të rehabilituar të ujitjes në Radoniq të Gjakovës.
Ky projekt, me vlerë totale prej 9.15 milionë euro, është financuar përmes një donacioni nga Komisioni Evropian dhe administruar nga Banka Botërore, ndërsa është udhëhequr dhe menaxhuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Implementimi operacional dhe menaxhimi i sistemit të rehabilituar të ujitjes do të realizohet nga KRU Radoniqi-Gjakovë, e cila do të kujdeset për funksionimin e qëndrueshëm, mirëmbajtjen dhe ofrimin e shërbimeve efikase për shfrytëzuesit e këtij sistemi.
Përmes këtij projekti do të përfitojnë drejtpërdrejt dhe bujqit e komunave të Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit. Aktualisht, sistemi i ujitjes mbulon rreth 5,000 hektarë tokë bujqësore, ndërsa me përfundimin e projektit janë shtuar edhe 6,000 hektarë të tjerë, duke e çuar sipërfaqen totale të përfshirë në rreth 11,000 hektarë që do të përfitojnë nga furnizimi më i sigurt dhe më efikas me ujë për ujitje.
Projekti ka mundësuar: rehabilitimin dhe modernizimin e sistemit të ujitjes, përmirësimin e menaxhimit të burimeve ujore, reduktimin e humbjeve teknike të ujit, rritjen e efikasitetit operacional, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme për prodhim bujqësor më të qëndrueshëm dhe konkurrues.
Me këtë rast, Ministri Armend Muja theksoi se ky investim përfaqëson një vizion të realizuar për një bujqësi më moderne, më produktive dhe më rezistente ndaj sfidave të së ardhmes.
“Ky investim është dëshmi konkrete e asaj që mund të arrihet kur ekziston bashkëpunim i mirëfilltë institucional, planifikim i kujdesshëm dhe përkushtim i vazhdueshëm ndaj interesit publik”, u shpreh Ministri Muja.
Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të garantuar funksionimin dhe mirëmbajtjen e qëndrueshme të sistemeve të ujitjes, për të vazhduar investimet në infrastrukturën bujqësore dhe për të mbështetur fermerët në rritjen e produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe sigurisë ushqimore në vend.
Në përmbyllje, Ministri Armend Muja theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që projekte të tilla, të cilat janë në të mirë të fermerëve dhe bujqve të Republikës së Kosovës, të vazhdojnë edhe në të ardhmen në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore, gjithmonë në të mirë të qytetarëve të vendit.
Qeverisjen tonë e dorëzuam me Kosovën shtet të pavarur e ins...
Sveçla njofton grupin punues për pensionimin e parakohshëm n...
Rama në Korenë e Jugut: Shqipëria në një rrugë të vështirë, ...
Gjermania i dërgon Turqisë sistem Patriot për mbrojtje ajror...
Plani i Rritjes, Komisioni Europian i jep 49 milionë euro Sh...
Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, i bashkohet Kurti...