Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka shpalosur sot Pakon për Mbeturinat, në një ngjarje ku morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se vendi po përballet me një situatë serioze në menaxhimin e mbeturinave, duke e cilësuar këtë sektor si prioritet qeveritar dhe duke paralajmëruar masa emergjente.
“Sot jemi këtu së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për ta shpallur një paketë të emergjencës në fushën e mbeturinave, aksionin kundër mbeturinave”, tha Kurti.
Sipas tij, mbledhja dhe trajtimi i mbeturinave kërkon bashkërendim institucional dhe përfshirje të të gjithë akterëve përgjegjës në terren.
“Ky aksion ka për qëllim të arrijë dy efekte të njëkohshme. E para, të intervenojë në vendet ku hedhja ilegale e mbeturinave rrezikon ambientin dhe shëndetin, por po ashtu kërkon të shtrojë një rrugë të re ku qeveria nuk rri më duarkryq”, u shpreh Kurti.
Ai theksoi se situata aktuale është bërë shqetësuese, sidomos jashtë zonave të banuara.
“Situata me mbeturina është bërë serioze. Dhe kjo sidomos në hapësirat që nuk mbulohen nga askush, pra hapësirat jashtë kufijve të vendbanimeve”, tha ai.
Kurti paralajmëroi edhe rritje të kontrolleve dhe masa ndaj institucioneve që nuk i përmbushin obligimet.
“Nga sot, ne po fillojmë me patrullime të shtuara dhe rritje të menjëhershme të numrit të inspektorëve në terren”, deklaroi ai, duke shtuar se “në rast se zonat urbane nuk pastrohen, ne do të marrim masat më të ashpra ligjore edhe ndaj vetë institucioneve”.
Sipas tij, është aktivizuar edhe një qasje e re financiare ndaj komunave.
“Nga sot, ne po lansojmë edhe strategjinë e karrotës dhe shkopit”, u shpreh Kurti, duke sqaruar se komunat që performojnë do të mbështeten, ndërsa ato që dështojnë do të ndëshkohen financiarisht.
Sipas tij, për fazën emergjente është ndarë buxhet i dedikuar.
“Për t’i jetësuar këtë, ne kemi ndarë një buxhet prej 1 milion eurosh, pra direkt nga buxheti i shtetit të Kosovës,” tha ai.
Gjermania i dërgon Turqisë sistem Patriot për mbrojtje ajror...
Plani i Rritjes, Komisioni Europian i jep 49 milionë euro Sh...
Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, i bashkohet Kurti...
Rikthim në lojë i Bashkimit apo Trepça shpallet kampione ...
Të premten varroset Donikë Cocaj, e cila humbi jetën në Manh...
Libani: 19 persona të vrarë nga sulmet ajrore izraelite