Kryesia e Degës së LDK-së në Podujevë, në takim me përfaqësuesit e të gjitha strukturave të saj, u ka dhënë mbështetje të plotë të gjithë deputetëve të LDK-së, me theks të veçantë deputetëve të degës së Podujevës për zbatimin e vendimeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara dhe miratuara nga organet e LDK-së.
Në takimin e Kryesisë së Degës, të cilin e kryesoi kryetari Agim Veliu, u diskutua për situatën e përgjithshme politike në vend, me theks të veçantë për hapat të cilët duhet të ndërmerren nga LDK, si udhëheqëse e Qeverisë së Republikës së Kosovës në favor të ruajtjes së shtetësisë së Kosovës dhe marëdhënieve të shkëlqyeshme me partnerët ndërkombëtarë.
Kryesia e degës së LDK-së në Podujevë ftoi udhëheqësit e të gjitha strukturave të saj për komunikim më intensiv me elektoratin, me qëllim që ata të informohen për rreziqet që i kanosen vendit në rast të përfshirjes së qytetarëve me pjesëmarrje në aktivitetet e partive opozitare, që kauzën e vetme kanë përmbysjen e rendit demokratik dhe marrjen e pushtetit përmes dhunës.
LDK në Podujevë vlerëson se rruga institucionale është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, duke respektuar ligjet në fuqi dhe Kushtetutën.
LDK e Podujevës vlerëson pozitivisht punën e kryeministrit Mustafa dhe të Qeverisë së Republikës dhe në mënyrë unanime i dhan mbështetje të plotë të gjithë deputetëve të LDK-së, me theks të veçantë deputetëve të degës së Podujevës për zbatimin e vendimeve, të cilat janë marrë nga instancat më të larta partiake.
Udiskutua edhe për procesin e përgatitjes së Konventës së Punës së LDK-së.
OVL e UÇK-së reagon pas ligjëratës së Speciales në Prishtinë...
Hamza fton qytetarët ti bashkohen protestës së 17 shkurtit p...
Reagon shkolla “Xhevdet Doda”: Nuk kishte ligjëratë nga zyrt...
Osmani në 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj Jasharëve: Preka...
Valon Berisha refuzon ofertën e gjigantit boshnjak, pret ops...
Casemiro do të largohet nga Manchester United në fund të kët...