Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizon manifestimin tradicional “Festa e Abetares”, një aktivitet kushtuar nxënësve të klasave të para dhe rëndësisë së librit të parë shkollor në edukimin e tyre.
Manifestimi do të mbahet në Palestra e sportit “Minatori”, duke filluar nga ora 12:00, dhe pritet të mbledhë nxënës, mësimdhënës, prindër dhe përfaqësues institucionalë.
Në kuadër të programit do të ketë pika artistike, recitime, këngë dhe aktivitete të përgatitura nga nxënësit.
Ky manifestim synon të promovojë rëndësinë e arsimit fillor, dashurinë për librin dhe motivimin e nxënësve për rrugëtimin e tyre edukativ./rtk
Moti sot në Shqipëri
Shpaloset Pakoja për Mbeturinat, MMPH mban konferencë për me...
“Festa e Abetares” mbledh nxënësit në Mitrovicë
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...