Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

06:58 | 20 Maj 2026
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita sot do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara në pjesën më të madhe të vendit.

Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten përreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, kurse maksimalet nga 18 deri në 21°C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale