Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar Glauk Konjufcës pasi e ka ofenduar Vjosa Osmanin, duke përdorur epitetin “frizerkë”, i përdorur si nënçmim ndaj ish-presidentes.
Ajo tha se ajo njeh frizerë e frizere që punësojnë dhjetëra gra e burra, që mbajnë familje, e që paguajnë taksa.
Çitaku shtoi se kur përdoret nga një politikan si mjet për ta sulmuar e nënçmuar një grua tjetër, atëherë bëhet edhe më e turpshme.
“Unë njoh frizerë e frizere që punësojnë dhjetëra gra e burra, që mbajnë familje, që paguajnë taksa, përmes të cilave paguhemi edhe ne si zyrtarë publikë. Prandaj, nuk do të shqetësohesha fare për këtë krahasim, sikur të mos ishte ngarkesa pezhorative që po i mvishet këtij profesioni të ndershëm. E kur përdoret nga një politikan si mjet për ta sulmuar e nënçmuar një grua tjetër, atëherë bëhet edhe më e turpshme. Nuk ka punë të turpshme. Turp është arroganca dhe përçmimi ndaj njerëzve që punojnë ndershëm”, tha Çitaku.
LEXO EDHE:
Video ku foli për “frizerkat”, Konjufca del me reagim: Asnjë...
Irani: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sulmi ushtarak
Rama, Kurtit: Pa kurrfarë kontributi, prandaj sulmon figurat...
Arsenali kampion, pas 22 vjetësh
“Ishte krejt hajgare”, Kraki thotë se Konjufca nuk e sulmoi ...
Ministria e Mjedisit nesër prezanton Pakon për Mbeturinat, m...