Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë

14:03 | 18 Maj 2026
A Z

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ku gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.

Sipas Policisë aksidenti ndodhi rreth orës 11:50 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dhe ishin të përfshira tri automjete.

Njëri nga drejtuesit e automjeteve ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri, ndërsa pesë prej tyre janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK. Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit”, tha Policia.