Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dënuar ashpër dëmtimin e monumentit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Kaçanik, duke e cilësuar këtë akt si sulm ndaj historisë çlirimtare, sakrificës së dëshmorëve dhe vlerave të lirisë për të cilat është derdhur gjak.
Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka theksuar se monumentet e UÇK-së përfaqësojnë kujtesën e përhershme të rezistencës dhe rrugës së popullit shqiptar drejt lirisë. /Gazeta Express
Deklarata e plotë:
OVL UÇK, dënon ashpër dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik, duke e konsideruar këtë akt si sulm ndaj historisë sonë çlirimtare, sakrificës së dëshmorëve dhe vlerave të lirisë për të cilat u derdh gjak.
Monumentet e UÇK-së janë kujtesë e përhershme e rezistencës dhe e rrugës së popullit tonë drejt lirisë, prandaj çdo cenim i tyre është i papranueshëm dhe i dënueshëm.
Kërkojmë nga organet e rendit dhe drejtësisë që autorët e këtij akti të zbulohen dhe të përballen me ligjin sa më parë.
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...