Artisti kanadez Drake ka rikthyer vëmendjen e publikut, pasi është shfaqur sërish me elemente që lidhen me Shqipërinë.
Pas paraqitjes së mëparshme me një xhaketë të kuqe me shqiponjë, këtë herë Drake është parë duke veshur një bluzë me mbishkrimin “bukë, djath & domate”, një kombinim që përfaqëson mëngjesin tradicional shqiptar.

Ky detaj i ri ka ngjallur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, ku shumë fansa kanë komentuar për afërsinë e artistit me motive shqiptare, edhe pse nuk dihet ende origjina e kësaj lidhjeje apo zgjedhjeje stilistike.
Pamjet janë bërë shpejt virale, duke shtuar edhe një tjetër moment interesant në raportin e Drake me elemente të kulturës shqiptare që janë shfaqur herë pas here në stilin e tij. /Telegrafi/
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo emergjencë ndërkom...
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...