Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso si trajnerin e ri të përhershëm të klubit, me spanjollin që ka firmosur një kontratë katërvjeçare me klubin londinez.
42-vjeçari do të nisë zyrtarisht punën në Stamford Bridge më 1 korrik, përpara fillimit të fazës përgatitore për sezonin e ri.
Alonso vjen në krye të Chelseat pas shkarkimit të Liam Rosenior në muajin prill, ndërsa deri në ardhjen e tij skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Calum McFarlane.
Chelsea Football Club is delighted to announce the appointment of Xabi Alonso as Manager of the Men’s Team.
The Spaniard will begin his role on July 1, 2026, having agreed a four-year contract at Stamford Bridge.
Welcome to Chelsea, Xabi!
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 17, 2026
Ish-mesfushori spanjoll ishte objektivi kryesor i drejtuesve të Chelseat për postin e trajnerit dhe pritet të udhëheqë një projekt afatgjatë, që synon rindërtimin e skuadrës dhe rikthimin e stabilitetit në Stamford Bridge.
Njoftimi për emërimin e Alonsos vjen në një moment të vështirë për klubin londinez, i cili aktualisht renditet në vendin e nëntë në Ligën Premier dhe po lufton për të siguruar një vend në garat evropiane për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...