Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me pensionistët në Mushtisht, në “konakun e pensionistëve”, ku ka diskutuar mbi politikat sociale dhe mbështetjen e qeverisë për këtë kategori.
Kurti tha se gjatë mandatit të tij qeverisës pensionet janë rritur nga 90 euro në 150 euro, duke theksuar se fillimisht ato ishin ngritur në 100 euro, më pas në 120 euro dhe së fundmi kanë arritur nivelin aktual. Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe janë ndarë edhe gjashtë herë shtesa të njëhershme prej 100 euro për pensionistët.
Sipas tij, qeveria ka synuar shpërndarje të drejtë të buxhetit, duke u fokusuar tek kategoritë më në nevojë.
Kurti theksoi gjithashtu se në mandatin e ardhshëm do të ndërmerret reforma pensionale, e cila, sipas tij, do të sigurojë trajtim më dinjitoz për pensionistët.
“Qeverisja jonë mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar për mirëqenie dhe drejtësi, duke u nisur nga ata që kanë më së shumti nevojë”, u shpreh Kurti./Arbresh.info
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat