Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhur nga zgjedhjet, por duhet të mbetemi të bashkuar

16:02 | 16 Maj 2026
Q L

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Pektovic, iu është drejtuar serbëve të Kosovës në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas tij, “mbijetesa e serbëve në Kosovë sigurohet vetëm duke votuar Listën Serbe”.

“Ju të gjithë e dini se po afrojnë zgjedhje të tjera të rëndësishme, e kuptoj që njerëzit janë të lodhur sepse kemi shumë procese zgjedhore dhe një krizë të madhe politike dhe paqëndrueshmëri në Prishtinë, por varet nga ne të durojmë dhe të luftojmë dhe të jemi të bashkuar, të bashkuar dhe të vendosur siç kemi qenë deri më tani”, ka shkruar Petkovic në Instagram.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme