Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në terren, zbritje me litar dhe ushtrime me qitje

15:47 | 16 Maj 2026
E.K

Ekipet e ushtarëve nga vende të ndryshme kontribuuese brenda Komandës Rajonale – Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO KFOR, kanë marrë pjesë në një aktivitet trajnimi në Kampin Villaggio Italia në Pejë

Sipas njoftimit të KFOR-it, aktiviteti përfshiu një sërë detyrash sfiduese, përfshirë orientimin në terren, zbritjen me litar (rappelling), procedurat e mbrojtjes CBRN, ushtrimet me qitje dhe kalimin me litar (tyrolean traverse).

Në njoftim theksohet se ky ushtrim ka bashkuar pjesëtarë të kombësive të ndryshme, duke mundësuar shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe forcimin e ndërveprueshmërisë mes njësive pjesëmarrëse.